Profesorrja dhe njohësja e të drejtës Penal, Besa Arifi, e ftuar në emisionin 10 Minuta tv21, tha se e gjithë procedura e sjelljes së vendimit për falje është antikushtetuese, e kjo e ka zanafillën që nga viti 2009. Sipas saj vendimi për falje është sjellë duke u bazuar në një nen i cili as nuk ekziston, pra neni 11.
“Domethënë, asnjëherë një veprim joligjorë nuk mund të sjellë deri tek drejtësia. Asnjëherë një e padrejtë nuk mund të krijojë të drejtën”, u shpreh Besa Arifi, Profesoreshë Universitare.
Sipas profesoreshës, Besa Arifi, falja nuk mund të tërhiqet, pasi diçka e tillë nuk ekzisoton në të drejtën penale, por ajo mund vetëm të shpallet e pavlefshme. Arifi thotë, se veprimi i duhur do të ishte pranimi me dinjitet i presidentit Gjorgje Ivanov se ka bërë një gabim. Një gabim i cili po mban në rrugë protestuesit e njohur si” Revolucioni i Laraman”.
“Kërkesat vërtetë janë reale, janë ligjore. Por pervëç kësaj, protestuesit shpallin përkrahje të madhe për punën PSP, e cila faktikisht me këtë vendim të Ivanovit u sabotua në kulminacion”, shtoi ajo.
Njohësja e të drejtës penal shton më tej se sistemi Gjyqësorë vazhdon të mos jetë i lirë, e kjo sipas Arifit, shihet edhe tek themelimi i një Prokurorie Publike Speciale. Një gjykatë Speciale është element i rendëshisëhme në drejtësinë Në Maqedoni. Sipas saj, duhet të themelohet një Gjykatë Speciale. /Telegrafi/