“Ça mke bo” mban titullin bashkëpunimi më i ri ndërmjet Bes Kallakut dhe Imbro Manajt që është shoqëruar me videoklip.
Edlir Begolli e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa ai së bashku me Bes Kallaku e kanë shkruar tekstin.
Vet artisti Kallaku është producent i këtij projekti, ndërsa videoklipi është xhiruar nën drejtimin e Adi Grishajt.
Komiku i njohur shqiptar ka qenë mjaft i suksesshëm edhe në muzikë, pasi disa bashkëpunime të tij janë shndërruar në hite.
Pritet që edhe dueti me Imbro Manajn të pranohet mirë nga fansat e tyre duke mos anashkaluar edhe anën komike që nuk mund të mungojë. /Telegrafi/