Site icon Telegrafi

Bes Kallaku sqaron deklaratat e tij për Encën dhe Ermal Mamaqin

(Foto: Instagram/bes_kallaku/enca/Screenshot)

Bes Kallaku është detyruar t’i sqarojë deklaratat e tij në një emision televiziv, ku e kishte etiketuar këngëtaren Enca Haxhia dhe mikun e tij, Ermal Mamaqit.

“Ermali bën për biznes, unë bëj komedi. Për ballkon mund të bëjë Enca, për profesionalizëm mund të bëjë Bleona”, citohet të ketë thënë komiku.

Lexo po ashtu Bes Kallaku: Ermal Mamaqi është biznesmen, ndërsa unë jam komedian

Këngëtarja kishte shpërthyer pas deklaratës së aktorit duke thënë se ky i fundit ka harruar që ka qenë ai që e ka ftuar të merrte pjesë në filmin “Falco”, por ajo ka refuzuar të merrte pjesë. Ndërsa nuk ka munguar edhe një reagim i Ermalit në Instagram.

Besi ka thënë se duhet të bëjë sqarime duke qenë se kjo gjë u bë shumë e madhe pa pasur ndonjë qëllim të keq nga ai.

Komiku ka treguar se i kërkuar falje Encës për batutën porsa kishte dalë nëpër portale, ndërsa sa i përket Mamaqit, pohon se të njëjtën gjë ia kishte thënë edhe në emisionin e tij. /Telegrafi/

Më poshtë është postimi i plotë (pa ndërhyrje) i Kallakut në Instagram:

Meqe u bo kaq e madhe, pa asnje qellim te keq nga ana ime. E meqe edhe mu po me shkrujn yyyyyyy ca kishte shkrujt Ai ashtu per ty e ca kishte thon per ty.
2 sqarime te vogla. Ences i kerkova ndjese per batuten direkt sa kishte dale ne portale. Por zgjodhi kte menyren tjeter te pergjigjes. Mgjs e vlersoj personalisht per cfare ka arritur dhe skam pas kurre asgje me te e me askend.
E dyta, shokut tim Ermalit kete batuten “un kam qef me bo humor kurse Ermali do me bo biznes” ja kam thene ne emisionin e tij “Xing” kur isha i ftuar edhe pse e preu ne montazh. Kete heren e dyte, kemi folur ne tel 1 dit pasi ishte regjistruar “Shiko kush luan” edhe i kam thene ne tel, o lok thashe kete gje per ty, je me i mire se un ne biznes por jo me humorist une. Me te qeshur dhe urime mbyllem tel me njeri-tjetrin.
Tani kur gjerat shiten sikur nuk dihen edhe po i degjojm per here te pare kjo me vret. Ne krejt karrieren time skam bere asnje hap duke ofenduar kend, duke kerkuar pritagonizem ne “skandale” portalesh apo duke mohuar punet e te tjereve. As nuk dua te konkuroj me askend, ne fund publiku eshte ai qe jep vlersimin. Suksese secilit ne punen e tij sepse as nuk e mendova qe behej nje vorbull e tille. Kushdo qe do ta shfrytezoje kete gje per ti shtuar kureshtjen punes se tij mbare i shkofte edhe u befte me i madh se Zamiri e Vasili. Respekt.
Un dua ti ngjaj Ijes time dhe dua te jem gjithmone Besi qe jam. Qellimi im eshte te mbajm sa me gjate Qendren Vullnetare ne Bubq ku kemi fiks 30 dite qe me shpirt mundohemi per ti sherbyer bashkfshatareve te mi pas asaj fatkeqsie. Shifra e vetme qe dua te arrij eshte ndertimi i sa me teper shpiave ne Bubq. Zoti ju rujt.

Exit mobile version