Telegrafi

Bes Kallaku realizon tatuazh në krahëror portretin e Zef Pllumbit

Foto: Bes Kallaku/Instagram

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ka shtuar një tatuazh më shumë në trupin e tij.

Bëhet fjalë për portretin e Zef Pllumbit, të cilin e ka vizatuar në krahëror.

Këtë tatuazh, Kallaku vendosi ta realizojë në datën e 18 gushtit, kjo pasi në një datë si kjo ka lindur At Zef Pllumbi.

“28 Gusht 1924 lindi ai qe “Rrnoi vetem per me tregue”, nje rrefim njerzor i tij, te cilen duhet ta lexoje cdo shqiptar. “Jemi verbue shpirtnish, na mungon mbi tgjitha dashunia”, ka shkruar Bes Kallaku.

Zef Pllumi ka qenë një frat françeskan, publicist e shkrimtar. Me prirje përgatitore për kah historia para se të ndërmerrte kalvarin, me të arritur lirinë merr ndër duar frerët kulturorë të trashëgimisë françeskane.

Ky nuk është tatuazhi i vetëm i aktorit Kallaku, pasi ai ka disa të tilla të realizuara në trupin e tij. /Telegrafi/