Ai ka një karrierë të bujshme sa i përket filmit dhe komedisë, madje e ka provuar veten edhe në muzikë.
Fjala është për aktorin Bes Kallaku, i cili ka vite që qëndron në skenë për të argëtuar të gjithë adhuruesit e humorit të tij.
Aktori nuk e ndalon humorin as për veten e tij, pasi është shumë i njohur fakti që ai vjen nga një fshat dhe i pëlqejnë jashtë mase domatet.
Së fundmi, në rrjetin e social Instagram, Besi ka publikuar një video të ëmbël të vajzës së tij, Ajka, teksa ajo vraponte pas deleve. Duke e filmuar dhe duke u shkrirë së qeshuri, aktori në mënyrë humoristike e kishte quajtur vajzën e tij “katunarja e babit”.
Në të njëjtin postim nuk mungoi as edhe komenti i Xhensilës, e cila u shpreh se nuk do të mund ta kishte Ajkën po të mos e kishte njoftuar një fshatar si Besin.
“U desh të njihesha me një katundar, që në botë të vije ti”, ka qenë komenti i Xhensilës.
Dyshja kishin filluar romancën e tyre qysh kur kishin qenë të ri në moshë, ndërsa para dy viteve ata sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, Ajkën. /Telegrafi/