Telegrafi

Bes Kallaku publikon këngën e re “Lele”

Bes Kallaku (Foto: YouTube)

Aktori dhe këngëtari i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Lele” mban titullin kënga e tij, të cilën ia ka dedikuar të gjitha vajzave me flokë kaçurrela.

Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale, teksa refreni është marrë nga “Lele kaçurrele” e grupit Aurora.

Bes Kallaku (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar vet Kallaku, ndërsa për producimin është përkujdesur Marenglen Boja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoja atraktive i është besuar produksionit të njohur ‘FullMoon Production”.

Besi ka pak vite që është futur në muzikë, por ka sjell një sërë projektesh të suksesshme që u admiruan edhe nga publiku. /Telegrafi/