Site icon Telegrafi

Bes Kallaku ironizon me mënyrën satirike që i ka propozuar Xhensilës për martesë (Foto)

Çifti i njohur Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë shumë të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Ata janë njohur në vitin 2011, atëherë kur Xhensila ishte shumë e re në moshë.

Besi është i njohur për humorin e tij, të cilin nuk heziton asnjëherë që ta shfaqë në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Speciale: 2017 - Viti i martesave në estradë: Gjithçka rreth dasmave glamuroze të yjeve (Foto)

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaq unazën e propozimit për martesë të futur në një domate.

” Kështu i propozova Xhensilës”, ka shkruar ai me të ironi në përshkrimin e fotografisë.

Sigurisht që kjo ka qenë vetëm një shaka e reperit, pasi një propozim i tillë duket të jetë tejet qesharak për t’ia bërë një femre. /Telegrafi/

Exit mobile version