Telegrafi

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Djali i çiftit të njohur të showbiz-it shqiptar, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, ka mbushur dje gjashtë muaj.

Kjo ka sjellë një seri urimesh dhe postimesh të veçanta nga prindërit e tij të dashur nga fansat dhe ndjekësit e tyre.

Në një postim nga aktori dhe komediani i njohur, Bes Kallaku ka zgjedhur të ndajë një fotografi intime me djalin e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Ai ka shpërndarë me ndjekësit e tij momentin e ndjerë me një mesazh” “Ameni sot 6-muajsh. Bekimin e Zotit e paç jastek të ëndrrave bir”, ka shkruar Kallaku.

Lexo po ashtu Xhensila Myrtezaj feston gjashtëmujorin e djalit Amen: Më transformove si asnjëherë më parë

Ata i dhanë fund martesës së tyre pas shtatë vjetësh, një romancë që ka zgjatur përtej kësaj kohe, të cilën e kanë ndarë haptazi me publikun përgjatë viteve. /Telegrafi/

Foto: Bes Kallaku/Instagram