Komediani i njohur Bes Kallaku, këtë muaj promovoi filmin e tij të ri “Falco”, i cili po transmetohet akoma në kinematë shqiptare.
Ndërkohë që ky film po pëlqehet mjaft shumë, të gjithë po presim fundin e janarit për të parë se çfarë filmi i dytë i Ermal Mamaqit “I love Tropoja” ka rezervuar për shikuesit shqiptarë.
Ndonëse të dy kanë profesione të njëjta, u përfol shpesh se midis Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit nisi një rivalitet që nga postimet në rrjetet sociale e më tepër kur Ermal Mamaqi nuk ishte prezent në premierën e “Falco”.
Lidhur me të gjithë situatën, Besi është rrëfyer për herë të parë në “Shiko kush Luan”.
“Diferenca e vetme është që Ermali është biznesmen, ndërsa unë jam komedian. Gjithsesi, ai nuk erdhi në premierë pasi ishte jashtë vendit”, ka thënë aktori Kallaku.
Sidoqoftë, të dy aktorët janë mjaft të pëlqyer dhe posedojnë një karrierë të bujshme profesionale. /Telegrafi/