Telegrafi

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj festojnë trevjetorin e martesës

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku (Foto: Instagram)

Artistët Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku sot (e martë) festojnë përvjetorin e tretë të martesës.

Dyshja, të cilët kanë një lidhje shumëvjeçare, kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se ditën e sotme kremtojnë trevjetorin e martesës.

Të njëtit kanë ndarë fotografi të ndryshme nga ceremonia e martesës, e organizuar në Tiranë me shumë të ftuar VIP.

“01.09.2017, tri vite kënaqësi dhe dashuri”, ka qenë përshkrimi i imazheve të Xhensilës që ka ndarë në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në anën tjetër, komediani shqiptar përkrah fotografive shkroi, “Urime tre vjetorin e martesës o jetë”.

Dyshja e njohur tashmë janë prindër të një vajze të quajtur, Ajkë – e cila erdhi në jetë në korrik të vitit 2018.

Xhensila dhe Besi po ashtu janë shumë artistë të pëlqyer e të suksesshëm në tregun muzikor. /Telegrafi/

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku (Foto: Instagram)