Artistët Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku sot (e martë) festojnë përvjetorin e tretë të martesës.
Dyshja, të cilët kanë një lidhje shumëvjeçare, kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se ditën e sotme kremtojnë trevjetorin e martesës.
Të njëtit kanë ndarë fotografi të ndryshme nga ceremonia e martesës, e organizuar në Tiranë me shumë të ftuar VIP.
“01.09.2017, tri vite kënaqësi dhe dashuri”, ka qenë përshkrimi i imazheve të Xhensilës që ka ndarë në Instagram.
Në anën tjetër, komediani shqiptar përkrah fotografive shkroi, “Urime tre vjetorin e martesës o jetë”.
Dyshja e njohur tashmë janë prindër të një vajze të quajtur, Ajkë – e cila erdhi në jetë në korrik të vitit 2018.
Xhensila dhe Besi po ashtu janë shumë artistë të pëlqyer e të suksesshëm në tregun muzikor. /Telegrafi/