Telegrafi

Bes Kallaku dhe Kole Oroshi lansojnë këngën e re

Pjesë nga klipi i këngës "Duku duku" (Foto: YouTube/Bes Kallaku)

Bes Kallaku dhe Kole Oroshi i kanë bashkuar forcat për realizmin e këngës “Duku duku”.

Mariglen Boja është kujdesur për muzikën e kësaj kënge që është shoqëruar me videoklip.

Pjesë nga klipi i këngës “Duku duku” (Foto: YouTube/Bes Kallaku)

Ndërkaq, tekstin e kanë shkruar Bes Kallaku dhe Endrit Mumajesi.

Lexo po ashtu Lajmet për Bes Kallakun

Për xhirimin e videos muzikore është angazhuar Eduart Grishaj.

Videoklipin e ri e ka shpërndarë në rrjetet sociale bashkëshortja e Besit, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ndërsa përshkrimi i saj është mjaft interesant.

“Kur bashkëshorti nuk të lë radhë për të nxjerrë ndonjë këngë të re”, ka shkruar ajo në Instagram.

Bashkëpunimi me Ramadan Krasniqi – Danin, “O bir”, ishte projekti më i fundit i Kallakut në skenën muzikore. /Telegrafi/