Bes Kallaku dhe Kole Oroshi i kanë bashkuar forcat për realizmin e këngës “Duku duku”.
Mariglen Boja është kujdesur për muzikën e kësaj kënge që është shoqëruar me videoklip.
Ndërkaq, tekstin e kanë shkruar Bes Kallaku dhe Endrit Mumajesi.
Për xhirimin e videos muzikore është angazhuar Eduart Grishaj.
https://www.youtube.com/watch?v=44PPhcC-lC8&feature=youtu.be
Videoklipin e ri e ka shpërndarë në rrjetet sociale bashkëshortja e Besit, këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ndërsa përshkrimi i saj është mjaft interesant.
“Kur bashkëshorti nuk të lë radhë për të nxjerrë ndonjë këngë të re”, ka shkruar ajo në Instagram.
Bashkëpunimi me Ramadan Krasniqi – Danin, “O bir”, ishte projekti më i fundit i Kallakut në skenën muzikore. /Telegrafi/