Site icon Telegrafi

BERZH do të vazhdoj mbështetjen për Kosovën

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim drejtorin e Konstituencës së BERZH-it për Danimark, Lituani, Irlandë dhe Kosovë, Ove Jensen si dhe shefen e Zyrës së BERZH-it në Kosovë Elena Petrovska, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit theks të veçantë ju kushtua zbatimit të projekteve për të cilat janë nënshkruar marrëveshjet ndërmjet BERZH-it dhe Institucioneve të Kosovës.
Ministri Hoti e njoftoi drejtorin e Konstituencës së BERZH-it Ove Jensen për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova si dhe e falënderoi për mbështetjen nga BERZH-i në financimin e projekteve kapitale të Qeverisë së Kosovës në sektorin e transportit, me theks të veçantë Projektin e hekurudhës, i cili do të ndikojë në zhvillimin e tregtisë dhe qarkullimit më të lirë të mallrave në rajon dhe më gjerë.

Ndërsa, drejtori i Konstituencës së BERZH-it Ove Jensen shprehi gatishmërinë e tyre për të përkrahur Kosovën, sidomos në projektet të cilat janë prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës e që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në mirëqenien e qytetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version