Përfaqësuesit e Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), i kanë njoftuar bizneset kosovare për mënyrën se si mund të aplikojnë për kredi në fondet e BERZh. Ata po ashtu kanë thënë se BERZh përmes programeve të ndryshme me dëshirën e pronarit të kompanisë mund të bëhen edhe aksionar të kapitalit të përgjithshëm të bizneseve. Po ashtu, thanë se norma e kredive nga fondet e BERZh-it janë të ngjashme me ato që i ofrojnë bankat komerciale në vend.
Përfaqësuesit e BERZh këto të dhëna i kanë prezantuar para bizneseve të cilët i kishte ftuar OEK.
Safet Gergjaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka bërë një prezantim të shkurtër të BERZH për mundësit e përkrahjes së projekteve në Kosovë dhe në Evropën Perëndimore. ”Ajo çka është duke bërë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është një mbështetje e implementimit të strategjisë Evropiane small Biznes.. ku me të vërtet në fokus e ka sektorin privat, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mbi të gjitha gratë në biznes”, tha Gërgjaliu.
Kursen Leonora Kusari, menaxhere e departamentit të këshillimit në BERZh ka treguar se financimi bëhet nga donatorët dhe nuk janë profitabil.
“Ne ofrojmë këshilla për ndërmarrjet për me tejkaluar sfidat që i kanë ose problemet të cilat i kanë të brendshme duke filluar prej pjesë së analizës së tregut promovimin e produkteve, krijimin e produkteve të reja, realizimin e sistemi i raportimit të sistemit financiar dhe këtë e bëjmë përmes duke angazhuar konsulent vendor dhe ekspert industrial”, ka thënë ai.
Ajo ka treguar se për të pasur qasje në BERZh, duhet të krijohen produkte të reja inovative, duhet të ketë aftësim të stafit brenda ndërmarrjes.
Hekuran Nezirti, i cili në BERZh merret me financimin e sektorit privat ka treguar se banka ka strategji për secilin vend të operimit. Ai ka treguar edhe kush mund të aplikoj në fondet e BERZh.
“Realisht për investimet për të cilat fondi është i interesuar janë, zgjerimi i aktiviteteve aktuale të bizneseve , ristrukturimi apo blerja e bizneseve të tjera nga biznesi në fjalë. Pak a shumë përfshihen të gjitha sektorët përveç se sektorët e armatimit , alkoolit , cigares, bastarët, të gjitha janë mund të financohen nga ky fond. Fondi bënë investime nga 1 milion deri në 10 milionë, këto janë investime direkte”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka treguar edhe investimet në formën e aksionarit ku fondi i EBRD hynë si aksionar në kompani ka për qëllim që të merr aksione në vlerë prej 20 deri në 35 për qind të kapitalit të kompanisë e që mbetet si aksionarë minoritarë në kompani.
Tribun Ferizaj, përfaqësues nga BERZh, ka treguar se BERZh përveç investimeve direkete në kompani private gjithashtu bënë edhe investime private mes partnerëve financiarë siç janë bankat komerciale dhe institucionet mikro-financiare. Ai ka thënë se BERZh nuk dëshiron t’i bëhet konkurrente bankave komerciale.
Ndryshe, Kosova është anëtare me të drejta të plota në këtë institucion që nga viti 2012. /Telegrafi/