Shefi i Sektorit për Bashkëpunim të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, Nikola Bertolini, sot në Kërçovë u takua me përfaqësues të organizatave qytetare në Kërçovë, i cili u prezantua me aktivitetet e tyre dhe paraqiti planet për drejtimin e fondeve të BE-së për të mbështetur rajonet e pazhvilluara.
“Bëjmë përpjekje për të drejtuar fondet e BE-së drejt rajonit dhe atje t’i investojmë, si dhe për t’i mbështetur organizatat joformale. Në programin tonë të ri të buxhetit do të japim mbështetje më të madhe për rajonet më pak të zhvilluara siç është e juaja, ndërsa kjo praktikisht do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme”, tha në takim Bertolini. /Telegrafi/