Telegrafi

Bertolacci po qëndron te Milani

Agjenti i Andrea Bertolaccit thotë se mesfushori dëshiron të qëndrojë te Milani dhe t’i tregojë vlerat e veta.

26-vjeçari ka bërë vetëm nëntë paraqitje nga minuta e parë në Serie A për Rossonerët në sezonin që mbaroi dhe shënoi vetëm një gol.

Gjatë kësaj vere, ai është lidhur me klube të ndryshme, duke qenë se nuk është prioritet për formacionin bazë të Vincenzo Montellas.

“Andrea është një lojtar i rëndësishëm”, ka thënë agjenti Alessandro Lucci për faqen Gianluca Di Marzio.

“Ai është një aset i futbollit italian me një moshë të re. Nuk i ka kaluar momentet më të mira për disa arsye dhe është e pakuptimtë që t’i përmendim të gjitha, sepse i takojnë të kaluarës”.

“Mirëpo, këto vështirësi e kanë bërë më të fortë, ai dëshiron të qëndrojë dhe ta dëshmojë vlerën e tij”, ka shtuar agjenti i lojtarit. /Telegrafi/