Site icon Telegrafi

Bertolacci largohet nga Milan, mbetet në Serie A

Andrea Bertolacci do të largohet nga Milani pas dy viteve qëndrim.

Edhe pse u ble për një shumë prej 20 milionë euro, mesfushori italian nuk ka bindur.

Vincenzo Montella nuk e ka në planet e veta dhe ka kërkuar largimin e tij nga ‘San Siro’.

Por gjithsesi Bertolacci do të mbetet edhe më tej në Serie A.

Është skuadra e Genoas e cila kërkon huazimin me detyrim blerje të Bertolaccit.

Bertolacci edhe më parë ishte pjesë e Genoas nga viti 2012 deri në 2015.

Në garë për lojtarin mbetet edhe skuadra tjetër italiane, Udinese. /Telegrafi/

Exit mobile version