Site icon Telegrafi

Bërtiti “Allahu ekber” dhe filloi të shtie drejt policisë – detajet rreth vrasjes së të dyshuarit për sulmin në Berlin (Video)

Mediat e huaja kanë shkruar se një person i vrarë mbrëmjen e të enjtes në Milano është vrasësi i Berlinit, Amri.

Po sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai ka mbetur i vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Sipas informacioneve të para, ka qenë një kontroll normal rrugor rreth orës 03.00 të mëngjesit, kur Anis Amri ka qëlluar një nga agjentët me pistoletë dhe ata i janë përgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur.

Sipas policisë, Amri ka qenë duke ecur në rrugë kur ka kaluar patrulla e policisë dhe i ka kërkuar dokumentet e identifikimit.

Ndërkohë janë publikuar disa detaje tjera rreth kësaj ngjarje.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kur ai është ndaluar, Anis e kisht nxjerrur revolën e tij nga çanta, bërtiti “Allahu ekber” dhe filloi të shtënat me policinë.

Më tej thuhet se ai plagosi një polic para se ai të qëllohet nga njëri prej kolegëve të tij, i cili mori detyrën para 9 muajsh.

Nga sulmi i ditëve më parë në Berlin, që është cilësuar terrorist, kanë mbetur të vdekur 12 persona 48 të tjerë janë plagosur. /Telegrafi/

Exit mobile version