Jorge Santiago ka qenë në banesën e tij që ndodhet në Vina del Mar të Kilit, kur kanë filluar dridhjet si pasojë e tërmetit prej 6.9 shkallëve të Rihterit.
Megjithëse është tmerruar dhe ka nisur të bërtasë nga paniku, ai nuk ka ndaluar së filmuari edhe pse i rrëzoheshin orenditë.
“Menjëherë e nxora kamerën dhe fillova të bëj video, nuk di as si ndodhi. Është diçka e pashmangshme për ditët tona”, ka shkruar Santiago lidhur me rastin.
Më poshtë mund të shihni momentin dramatik kur ndërtesat me disa kate lëkunden për një kohë. /Telegrafi/
https://youtu.be/tTst4T5DEPQ