Site icon Telegrafi

Bertan Asllani paralajmëron rikthimin me këngë në gjuhën shqipe

Bertan Asllani (Foto: Instagram)

Këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani, ka kohë që i ka munguar tregut muzikor me projekte të reja.

Ai tashmë prej vitesh është zhvendosur në Turqi, atje ku tashmë ka ndërtuar edhe karrierën e tij profesionale.

Në vendin e lartpërmendur, i njëjti solli disa këngë në gjuhën turke e po ashtu mori pjesë edhe në disa seriale.

Megjithatë, krijuesit i hitit “Kujt i thua xhan” duket se po rikthehet me këngë të re në gjuhën shqipe.

Me anë të rrjeteve sociale ka bërë të ditur se së shpejti lanson projektin e ri që do të titullohet “Fluturojmë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Gjithashtu, në kuadër të projektit me të cilin ka bashkëpunuar edhe me artistin Lindon Berisha, Bertani solli edhe një pjesë të shkurtër në Instagramin e tij.

“Fluturojmë, së shpejti”, ka shkruar ai.

“Kujt i thua xhan”, “E ta kisha dit”, “Akoma të du”, janë disa nga projektet më të pëlqyera të cilat dëgjohen me plot nostalgji nga këngëtari Asllani. /Telegrafi/

Exit mobile version