Telegrafi

Berat Gjimshiti me mesazh për tifozët dhe lojtarët e rinj të kombëtares

Berat Gjimshiti është shprehur falënderues për tifozët dhe të gjithë ata që i mbështetën në Euro 2024.

Kapiteni i kuqezinjve shtoi më tej se ata zhvilluan paraqitje të mira, por që ishin në një grup të vështirë.

”E filloj nga ekip, stafi, të gjithë që kanë qenë të pranishëm. Jam i lumtur për të gjithë ekipin për performancat që kemi treguar në fushë, jo shumë për ndeshjen e parë, ku u emocionuam”, deklaroi Gjimshiti pas ndeshjes për SuperSport.

Lexo po ashtu LIVE: Shqipëria luan ndeshjen vendimtare në grupe ndaj Spanjës - gjithçka që duhet të dini

“Falënderoj gjithë tifozët që na kanë përkrahur dhe mbështetur kaq shumë në çdo ndeshje”.

“Gjëja më e rëndësishme është të shohim përpara. Patëm një grup ndër më të vështirët. Treguam ndeshje të mira”.

Lexo po ashtu Merr fund aventura e Shqipërisë në Euro 2024, mposhtemi minimalisht nga Spanja

“Kemi bërë gabime, por është një eksperiencë e madhe për ne. Për të gjithë që bënë Evropianin e parë, siç jam edhe unë”.

“Të rinjtë do të mësojnë dhe do të përmirësohen shumë”, shtoi më tej qendërmbrojtësi kuqezi. /Telegrafi/