Instagrami dhe damat e famshme na kanë ndihmuar të mësojmë cila ngjyrë e buzëve këtë sezon është e duhura!
Mbase nuk është sezoni i pemës kokërrore (manaferrë), mirëpo nuanca të errëta në buzë do të jenë të praktikueshme gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit! – transmeton Telegrafi.
Nëse jeni të gatshme për këtë trend të guximshëm, keni në dispozicion një sërë nuancash të mrekullueshme – nga mjedër ngjyrë të kuqe-rozë, dredhëz ngjyrë të zjarrtë deri te manaferrë ngjyrë të errët vjollcë.
Tashmë keni buzëkuqin e kuq, ndërkaq dëshironi nuancë më të errët?
Qiteni në shuplakë dhe shtoni pak laps të zi për sy.
Kjo është mënyra më e thjeshtë që të arrini të keni nuancën ideale të buzëkuqit për këtë trend!
Ja si bëhet kjo dhe si e bartin damat e famshme:
Kylie Jenner
Margot Robbie
Nicole Scherzinger
Emma Watson
/Telegrafi/