Telegrafi

Bernie Sanders u shfaq në Capitol i veshur me rroba të zakonshme dhe doreza, bëhet sensacion në rrjete sociale – “vërshojnë” fotomontazhat

Senatori Bernie Sanders i cili sot ishte pjesë e të ftuarve në inaugurimin e presidentit të ri Joe Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris.

Por ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen ishte veshja e tij e rëndomtë, të cilën ai e ka arsyetuar duke thënë se vetëm ata që jetojnë në Vermont e dinë më së miri se çfarë do të thotë i ftohti, transmeton Telegrafi.

E pasi që përdoruesit e rrjeteve sociale filluan të tallen duke bërë foto-montazha me veshjen e tij dhe dorezat që i mbante vazhdimisht në duar, 79-vjeçari është prononcuar duke thënë se “qytetarët e Vermontit asnjëherë s’janë brengosur për ‘lookun’ e tyre kur është në pyetje i ftohti.

Më poshtë ju sjellim disa prej imazheve që janë bërë fotomontazh, dhe janë tallur në llogari të tij me paraqitjen e sotme në Capitol. /Telegrafi/