Telegrafi

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno është zotuar se do të tentojë që të ndalojë Manchester City që të afrohet në vetëm një ndeshje larg për të fituar titullin e Ligës Premier, teksa do të bëjë përpjekje që t’i ndihmojë Arsenalit.

Fulhami do të jetë nikoqir i Manchester Cityt dhe në rast se ata i shmangen humbjes, ‘Topçinjtë’ do të marrin një goditje të fortë në garën për titull.

“Ne do të tentojmë që të fitojmë ndeshjen si gjithmonë. Është e qartë për mua, ne do të bëjmë përpjekje, 100 për qind”, ka thënë Leno.

“Ne do të luajmë ndaj njërës prej skuadrave më të mira në botë, nëse jo më e mira sipas mendimit tim. Por, si gjithmonë, për më shumë në Craven Cottage, ne jemi një ekip shumë i vështirë dhe do t’i dhurojmë Cityt një ndeshje mjaft të vështirë”, është shprehur portieri gjerman.

Lexo po ashtu “Nuk kam parë kurrë një lojtar si ky”, Havertz bën një pretendim të madh për yllin e Arsenalit

Leno gjithashtu është i etur që t’i ndihmojë Arsenalit. Pasi barazuan me rezultat 0-0 ndaj Brentfordit në vikend një tifoz i Arsenalit i bëri një kërkesë në rrjetet sociale.

“Të njëjtën bëje edhe javën e ardhshme vëlla. Të gjithë sytë tek ti”, kishte shkruar një tifoz në postimin e tij në Instagram, ndërsa “Mirë shef!”, ishte përgjigja e Lenos ndaj tifozit./Telegrafi/