Ylli i Përfaqësueses së Portugalisë, Bernardo Silva beson se Cristiano Ronaldo ka dëshmuar se ai ende mund të luajë në nivelin më të lartë.
Mesfushori i Manchester Cityt po fliste për kolegun e tij ndërkombëtar pas fitores dramatike 3-2 ndaj Ganës në Kupën e Botës të enjten mbrëma.
Ronaldo fitoi dhe shënoi një penallti për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi u lirua nga Manchester United në fillim të javës.
“Jemi të lumtur të dimë se mund të llogarisim ende te Cristiano – jo vetëm goli, por ai punoi shumë për ekipin. Ajo që ai bën tani është vendimi i tij dhe vendimi i kujtdo qoftë ai që i ofron kontratë”, ka thënë fillimisht Silva.
“Mendoj se ai ende mund të luajë në nivele të larta. Varet se çfarë dëshiron Ronaldo. Nuk e di se çfarë dëshiron ai për jetën e tij. Ai duhet të flasë me familjen e tij dhe të vendosë vetë, apo jo?”.
“Unë e mbështes vendimin e tij për sa i përket vendimit të tij. Ai është bashkëlojtari im në Portugali – nëse ai është i lumtur, ne jemi të lumtur. Ai ka qenë mirë, ka qenë i shkëlqyeshëm”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/