Telegrafi

Bernardo Silva me mesazh thumbues ndaj tifozëve të Liverpoolit

Bernardo Silva duket se nuk i ka raportet e mira me tifozët e Liverpoolit.

Anëtari i Manchester Cityt me gjasë është sulmuar në llogarinë e tij në Twitter me mesazhe nga përkrahësit e The Reds.

Pa dhënë shumë detaje, mesfushori portugez ka lëshuar një postim në rrjetin social, duke bërë me ditur se është sulmuar nga tifozët e rivalit nga Liga Premier.

“Dhe për të gjithë tifozët e Liverpoolit që nuk kanë asgjë për të bërë dhe vijnë më pas te një llogari e një lojtari të Man Cityt, më vije keq për ju, por për një arsye të gabuar”.

“Patetike…shkoni festoni titujt tuaj apo gjeni një partner, pini një birrë me një mik, lexoni libër…keni shumë opsione”, ka shkruar Silva në Twitter. /Telegrafi/