Bernardo Silva ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fitoren prej 4-3 të Manchester Cityt ndaj Real Madridit në Etihad Stadium.
Anësori portugez realizoi një gol të bukur në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Sinqerisht mendoj se në 20 minutat e para ishin shumë, shumë të mirë. Për mënyrën si bëmë presion, mënyrë si e kontrolluam ndeshjen dhe krijuam raste”.
“Përgjatë 90 minutave dukej sikur kemi mundur të fitojmë me rezultat më të mirë. Fatkeqësisht nuk ia dolëm të ruanim epërsinë e dy golave që e patëm në tri raste”.
“Është Liga e Kampioneve, luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira në botë. Megjithatë, është rezultat i mirë. Shkojmë në ndeshjen tjetër”.
“Ishte lojë e mirë. Tifozët tanë duhet të jenë krenarë me ne dhe angazhimin që bëmë. Kemi mundur të shënojmë më shumë, por ky është futbolli. Ata i shfrytëzuan rastet e tyre”, ka deklaruar Silva për BT Sport. /Telegrafi/