Telegrafi

Bernardo Silva: Guardiola është njëri nga trajnerët më të mirë në histori, kemi mësuar shumë nga ai

Ylli i Manchester Cityt, Bernardo Silva e di se ai është duke punuar me një nga të trajnerët më të mëdhenj në histori të futbollit, pasi ka lavdëruar Pep Guardiolan.

Bernardo, i cili mbërriti te City një vit pas Guardiolas, ka thënë se inteligjenca futbollistike e të gjithë skuadrës së Cityt është përmirësuar nga ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut.

“Personalisht, kam mësuar shumë jo vetëm prej tij, por edhe prej të gjithë shokëve të mi të skuadrës, pasi arrita te Manchester City”, ka thënë fillimisht Bernardo.

Lexo po ashtu Xavi: Puna me Guardiolan më frymëzoi të bëhem trajner

“Ai është një nga menaxherët më të mirë ndonjëherë. Është mirë të kesh atë në klub”.

“Unë njoh shokët e mi të skuadrës, ndikimi që ai ka që nga arritja në Manchester City është i madh. Ju mund ta shihni me rezultatet, me titujt në tre sezonet e fundit”.

“Që kur kam mbërritur, ne kemi fituar mjaft trofe. Por, nuk është vetëm kaq, por është mënyra sesi luajmë”.

“Ne mendojmë se i bëjmë tifozët tanë të shijojnë mënyrën se si luajmë – futboll sulmues, krijojmë shanse, shënojmë gola, dhe bëjmë futboll tërheqës”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/