Është krijuar një hamendësim në lidhje me pjesëmarrjen apo jo në Superkupën e Italisë të transferimit të ri të Juventusit, Federico Bernardeschi.
Bianconerët e kanë prezantuar transferimin e lojtarit me 25 korrik, me një marrëveshje me Fiorentinën për 40 milionë euro.
Por ai bë bashku me Wojciech Szczesnyn nuk janë pjesë e lojtarëve të regjistruar të Juves në ueb faqen e Lega Serie A.
Szczesny është i lënduar dhe me gjasë nuk do të luajë për shkak të lëndimit, por Bernardeschi nuk është regjistruar ende sipas faqes së federatës.
Nuk dihet ende se a janë depozituar të gjitha dokumentet.
Massimiliano Allegri të shtunën do të publikojë listën me lojtarë dhe mësohet se 23 vjeçari do të jetë në listë.
Sipas Football Italia, faqja e federatës nuk është përditësuar në ditët e fundit dhe lojtarët kanë drejtë loje. /Telegrafi/