Telegrafi

Bernardeschi i lënduar në gju, Douglas Costa me dëmtim në kofshë

(Foto: Twitter/Juventus)

Anësori i Juventusit, Federico Bernardeschi, ka munguar në stërvitjen e të mërkurës për shkak të një lëndimi në gju, teksa Douglas Costa ka një dëmtim në kofshë.

Bianconerët mposhtën Atalantas me rezultat 1-0 mbrëmjen e kaluar në kuadër të ndeshjes së parë të Coppa Italias (faza gjysmëfinale), por edhe braziliani edhe zëvëndësimi i tij kanë pësuar goditje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Juventusi

“Federico Bernardschi nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e të mërkurës, por ka marrë terapi pasi pësoi një goditje në gju në ndeshjen e fundit dhe ai do t’u nënshtrohet kontrolleve tjera të nesërmen’.

“Në ndërkohë, Costa ka stërvitur veçmas nga ekipi pasi pësoi një dëmtim në kofshë, që do të monitorohet të nesërmen”.

Lexo po ashtu LIVE: Dita e fundit e afatit kalimtar 'Janar 2018'

“Bianconerët kthehen në stërvitje të enjtën në mëngjes”, thuhet në një komunikatë nga klubi kampion i Italisë.

Juventusi kërkon kualifikimin në finale të Coppa Italias.

Për Juventusin një triumf në këtë garë do të thoshte i katërti triumf radhazi dhe një arritje historike. /Telegrafi/