Site icon Telegrafi

Bernardeschi është futbollisti i dytë i Juves që braktis Raiolan për Pastorellon

(Foto: Instagram/fedepastorello)

Federico Bernardeschi e ka angazhuar Federico Pastorellon në rolin e përfaqësuesit të tij duke e ndërprerë bashkëpunimin me Mino Raiolan.

Lajmin e ka bërë të ditur vet agjenti përmes një postimi në Instagram, ku shihet duke e nënshkruar dokumentacionin e anësorin e Juventusit.

“Është dashur të ndodhë më herët, por nganjëherë gjërat e mira marrin kohë për t’u realizuar! Me krenari njoftoj se Bernardeschi ka nënshkruar P&P Sport Management! Mirë se vjen në familje”, ka shkruar agjenti i ri i italianit.

Bernardeschi është futbollisti i dytë i Juves që braktis Raiolan për Pastorellon, pasi Arthur Melo bëri të njëjtën gjë javën e kaluar.

Është një periudhë tensionuese për 27-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa bisedimet për rinovimin e saj janë zhvilluar ngadalë.

Zonja e Vjetër pagoi 40 milionë euro kur e transferoi nga Fiorentina në vitin 2017, mirëpo ka shënuar vetëm 10 gola dhe ka dhuruara 20 asistime në 159 ndeshje me fanellën bardhezi. /Telegrafi/

Exit mobile version