Telegrafi

Bernardeschi bën probleme për rinovimin e kontratës me Fiorentinën

Sipas medieve italiane, bisedimet e kontratës në mes Fiorentinës dhe talentit Federico Bernardeschi janë bërë shumë komplekse.

Drejtuesit e klubit Viola thuhet se kanë ofruar një zgjatje të kontratës deri në fund të sezonit 2020-21, me një klauzolë lirimin prej 100 milionë euro.

Sipas Corriere dello Sport, reprezentuesi italian është ngjitur për kërkesat e tij prej rreth 2.5 milionë euro në sezon, e cila do të jetë pothuajse e pamundur për tu përmbushur nga klubi italian.

Lexo po ashtu Interi në verë do të jetë i liruar nga FPF, tashmë kanë disa ide rreth transferimeve

Drejtori sportiv, Pantaleo Corvino është duke punuar në propozimet e kontratës, por tani duket sikur ka një rrugë të gjatë përpara për të siguruar një marrëveshje.

22-vjeçari ka qenë subjekt i interesit nga një numër i madh klubeve, me PSG-në, Chelsean, Juventusin dhe Interin, që vështrojnë gjithë kohës për një lëvizje të mundshme. /Telegrafi/