Sipas medieve italiane, bisedimet e kontratës në mes Fiorentinës dhe talentit Federico Bernardeschi janë bërë shumë komplekse.
Drejtuesit e klubit Viola thuhet se kanë ofruar një zgjatje të kontratës deri në fund të sezonit 2020-21, me një klauzolë lirimin prej 100 milionë euro.
Sipas Corriere dello Sport, reprezentuesi italian është ngjitur për kërkesat e tij prej rreth 2.5 milionë euro në sezon, e cila do të jetë pothuajse e pamundur për tu përmbushur nga klubi italian.
Drejtori sportiv, Pantaleo Corvino është duke punuar në propozimet e kontratës, por tani duket sikur ka një rrugë të gjatë përpara për të siguruar një marrëveshje.
22-vjeçari ka qenë subjekt i interesit nga një numër i madh klubeve, me PSG-në, Chelsean, Juventusin dhe Interin, që vështrojnë gjithë kohës për një lëvizje të mundshme. /Telegrafi/