Bernard Karrica i ka kaluar provat dhe ka nënshkruar kontratë profesionale për t’u transferuar në Dinamo Zagreb.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit, Gjakova, ku Karrica ka luajtur deri më tani.
Bëhet e ditur se Bernardi ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e madh kroat.
Ai është pjesë e Kombëtares Shqiptare U-19, ku ka zhvilluar disa ndeshje.
“Nga sot futbollisti yni dhe i Kombëtares KUQ e ZI me (U19), Bernard Karrica është anëtar i klubit të madh kroat Dinamo nga Zagrebi dhe njiherit edhe futbollist profesionist”.
“Ne si kryesi e klubit i urojmë suksese dhe fat ku besojmë se shumë shpejtë do prek edhe majat e futbollit evropian me klube të mëdha të Evropës”, thuhet në njoftimin e klubit.
Te Dinamo Zagreb tash e dy vite luan mbrojësi Amir Rrahmani. /Telegrafi/