Site icon Telegrafi

Bernard Challandes mund të pensionohet pas Kosovës

Bernard Challendes ka folur për mediat zvicerane duke zbuluar edhe një pjesë të mentalitetit të shqiptarëve të Kosovës.

Trajneri i përfaqësueses sonë ka dhënë një intervistë për portalin zviceran “Cooperazione” teksa ka pohuar se suksesi arrihet vetëm nëse mbështetemi te njëri-tjetri.

“Kosovarët e konsiderojnë familjen si institucionin më të lartë. Nëse dikush bën diçka të bukur në familje, ajo shfaqet me krenari. Ky lloj i mentalitet ka filluar të zë rrënjë te lojtarët. Ekipi që drejtoj duhet të jetë si një familje e vërtetë, ku njëri-tjetrin duhet ta ndihmojmë”, ka pohuar strategu.

Ai është pyetur nëse Kosova do të jetë skuadra apo kombëtarja e fundit që do të drejtoj si trajner, 67-vjeçari nuk e ka përjashtuar si mundësi.

“Ndoshta. Kur do të pensionohem, do të kem më shumë kohë për nipërit dhe mbesat të cilët luajnë futboll ose tenis. Për mua një familje vlen më shumë se një mijë fitore në fushë”, shtoi ai.

Lexo po ashtu Ecuri e jashtëzakonshme e Përfaqësueses së Kosovës, përfundon vitin pa humbje dhe me ngritje rekorde në ranglistën e FIFA-s

Zvicerani ka pohuar se synon të arrijë sa më shumë fitore me Kosovën gjatë kualifikueseve për Euro 2020.

Ndryshe, Kosova ndeshjen e parë e luan më 25 mars kundër Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërsa në grup gjenden edhe Çekia, Anglia, Mali i Zi. /Telegrafi/

Exit mobile version