Telegrafi

Bernard Berisha nuk ka hatërmbetje dhe tregohet i madh: Të gjithë të bashkuar, Kosova zemra jonë

Bernard Berisha ka ardhur me një mesazh të madh dhe kuptimplotë për takimin e sotëm (e enjte) të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kosova do të luajë ‘ndeshjen e jetës’ sot në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së ‘Play-Offit’ në Ligën e Kombeve.

Dardanët kanë udhëtuar dje (e mërkurë) drejt Shkupit për përballjen e madhe ndaj fqinjëve të Maqedonisë së Veriut dhe në stadiumin ‘Tose Proeski’ me fillim nga ora 20:45 do të kërkojnë për një vend në finalen e Ligës së Kombeve.

Lexo po ashtu Dita e Kosovës, në Shkup për të shkruar historinë

Ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes ka shumë mungesa për këtë përballje, pasi mungojnë yje si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Amir Rrahmani dhe Samir Ujkani.

Përveç tyre, mungojnë edhe lojtarë tjerë si Besar Halimi, Idriz Voca dhe Bernard Berisha, i cili nuk është ftuar.

Festa e Berishës pas golit ndaj Greqisë

Megjithatë, pejani Bernard Berisha nuk ka asnjë hatërmbetje dhe është i tëri në përkrahje të Përfaqësueses së Kosovës dhe bashkëlojtarëve.

Berisha këtë e ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale apo më saktë në profilin e tij privat në Facebook.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut – Challandes nuk ndryshon skemën, konfirmohen ‘senatorët’

“Te gjithë të bashkuar për një qëllim, Kosova Zemra jonë. Forca djem, Zoti ju ndihmoftë”, ka shkruar Berisha në profilin e tij.

Ndryshe, Berisha nuk është ftuar nga Challandes shkaku i disa pakënaqësive të shfaqura pas golit dhe festës së tij në ndeshje ndaj Greqisë. /Telegrafi/