Telegrafi

Bërnabiq: Do të ishte katastrofale anëtarësimi i Kosovës në UNESCO

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bë rnabiq, ka deklaruar sot në Paris se çështja e Kosovës do të jetë në agjendën e saj gjatë vizitës dyditore në Paris.

“Do të trajtoj edhe çështjen e Kosovës dhe trashëgiminë tonë kulturore, historike, kishat dhe manastiret në Kosovë që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s”, ka thënë kryeministrja serbe.

Ajo veçoi takimin me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azula, raporton N1.

Vetëm një ditë më parë, ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka ngritur çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë në një seancë të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s.

“Për këtë po përpiqen dhe po përpiqen të përfshihen në UNESCO. Ne realisht këtë po e luftojmë çdo ditë dhe jemi për depolitizimin e qartë të UNESCO-s dhe për momentin kemi mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë që institucionet e Prishtinës, si të tilla, nuk mund të jenë anëtare të UNESCO-s. Kështu që, pavarësisht lobimit të njërës apo tjetrës palë, besoj se do të jemi në gjendje të ruajmë statusin tonë në atë kuptim dhe të mbrohemi nga ato sulme”, tha kryeministrja serbe.

“Mendoj se (anëtarësimi i Kosovës në UNESCO) do të ishte katastrofik. Mendoj se do të ishte një precedent i madh dhe dihet se do të na dërgonte në shumë çështje të tjera me përmasa globale që UNESCO-s nuk i duhen”, shtoi  Bërnabiq.

Brnabiq mori pjesë në Forumin për Paqe në Paris, duke theksuar se forumi këtë vit kryefjalë e kishte qeverisjen globale në mes të pandemisë dhe përgatitjeve për qeverisjen globale pas pandemisë. /Telegrafi/