Silvio Berluskoni ka thënë se se ishte i detyruar të shiste Milanin, teksa thekson se ka gjetur një zotëri që premtoi të shpenzojë 250 milionë euro.
Ish-presidenti legjendar dhe pronari i Milanit shiti klubin e madh italiane tek Yonghong Li në muajin prill të vitit 2017.
Por, rezultatet mezi janë përmirësuar dhe nuk janë ato të priturat përkundër nënshkrimit të 10 lojtarëve të rinj gjatë verës.
Megjithatë, Berlusconi ka theksuar se është detyruar ta shes klubit shkaku i parave të mëdha që hyn në botën e futbollit, ndërsa e lëndon gjendja aktuale e klubit kuqezi.
“Kjo (shitja) më solli dhimbje të mëdha, por nuk mund të vazhdoja kështu”, ka thënë fillimisht Berlusconi për Maurizio Costanzo në Canale 5.
“Që kur u futa në futboll 30 vjet më parë, paratë e naftës hynë në klube futbolli dhe loja u bë monopol”.
“Lojtarët që i përkasin Milanit, nëse ky klub dëshiron të qëndrojë në krye, kushtojnë shuma të pabesueshme parash për të blerë dhe për pagat e tyre. Një familje e vetme nuk e kishte fuqinë e shpenzimeve për ta bërë këtë çdo vit”.
“U detyrova të shes Milanin. Kam gjetur këtë zotëri kinez i cili premtoi të shpenzojë 250 milionë euro për ta bërë ekipin të fortë. Është një çështje tjetër nëse e konsiderojmë sa cilësore ishte fushata e transferimeve”.
“Unë nuk kam qenë në stadium kohëve të fundit, ndërsa e shikoj Milanin në televizion dhe kjo gjendje e tyre më lëndon”, përfundoi presidenti legjendar i Milanit. /Telegrafi/