Silvio Berlusconi ka refuzuar të komentojë nëse Milani i mungon atij, por ka insistuar se ata duhet të ndryshojnë taktikat, jo lojtarët.
Milani nuk ka arritur të fitojë asnjërën nga katër ndeshjet e tyre, pasi që Berlusconi e shiti klubin në një konsorcium të udhëhequr nga Kina muajin e kaluar dhe 80-vjeçari zbuloi “dhimbjen” e vendimit të tij të biznesit.
“A më mungon Milani? Nuk dua të shpreh përgjigjen time për këtë në asnjë mënyrë”, ka thënë fillimisht Berlusconi për Gazzetta dello Sport.
“Ju e dini se që nga koha e futjes së parave të naftës në futboll, një ekip që dëshiron të jetë në nivelin e Milanit kanë nevojë për burime që nuk mund të ndahen nga një familje e vetme”, përcjell Telegrafi.
“Në fakt, unë u detyrova me dhimbje ta bëj këtë [shitjen e klubit]”, shtoi Berlusconi.
“Montella? Unë jam duke u bërë një tifoz i Milanit gjithnjë e më shumë dhe shpresojmë se ata do ndryshojnë formacionin e tyre në fushë, jo në aspektin e lojtarëve, por taktikat”, përfundoi ish-presidenti legjendar i Milanit. /Telegrafi/