Site icon Telegrafi

Berlusconi: Kemi refuzuar oferta për Donnarumman, De Sciglion e Romagnolin

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, për mikrofonat e Premium Sport ka zbuluar se ka refuzuar oferta për disa nga lojtarët kryesorë të kuqezinjve.

Italiani ka thënë se është duke u punuar për shitjen e klubit, por për shkaqe burokratike është vonuar shitja.

“Burokracia kineze do pak kohë, kjo është edhe arsyeja që blerja është shtyrë”.

Lexo po ashtu Suso në formë jetësore, kjo nuk i kishte ndodhur më parë në karrierë

“President i nderit? Ata më kanë kërkuar të jem president me drejta të plota, por i kam thënë më mirë të jem ‘President i nderit”. Në rast se do qëndroj në klub nuk do të jem vetëm si objekt, por pjesë aktive e projektit”.

“Lojtarët e rinj? Kemi marrë oferta për Donnarumman, por edhe për De Sciglion e Romagnolin, por ne kemi thënë ‘jo’, pasi duam të ndërtojmë skuadrën së bashku me ata”, ka thënë Berlusconi. /Telegrafi/

Exit mobile version