Site icon Telegrafi

Berlusconi fton Ibrahimovicin tek klubi i tij nga Serie C

Milani mund të ketë konkurrencë të re për shërbimet e Zlatan Ibrahimovicit, pasi Silvio Berlusconi po përfshihet në këtë sagë duke e ftuar tek klubi i tij.

Berlusconi ishte në krye të Milanit për mbi 30 vjet, përfshirë edhe kohën e Ibrahimovicit në San Siro në fillim të vitit 2010.

Ai ia shiti klubin tek kinezi Yonghong Li, por mbeti në futboll, duke marrë përgjegjësinë e klubit pak të njohur, Monza, në Serie C.

Lexo po ashtu Raiola: Ibrahimovic është i lirë të zgjedhë ekipin e ri

Kur Berlusconi u pyet nëse Ibrahimovic do të kthehej te Milani, ai kishte një agjendë tjetër.

“Shpresoj që ai të vijë në Monza”, i ka thënë ish-kryeministri i Italisë agjencisë së lajmeve Ansa në një ngjarje fushate.

Napoli, Bologna, Roma dhe Manchester United besohet gjithashtu se janë të interesuar të nënshkruajnë me Ibrahimovicin si lojtar i lirë. /Telegrafi/

Exit mobile version