Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani mund t’i kthehen botës së futbollit, pasi janë në bisedime për ta blerë klubin e Monzas.
Ish-presidenti i Milanit, në vitin e kaluar e shiti klubin te investuesit kinezë, ndërsa krahu i tij i djathtë e ndoqi në politikë.
Pas mossuksesit në zgjedhjet e fundit të ‘Forza Italia’ duket se ‘Kavalieri’ ka vendosur të kthehet në botën e futbollit.
Gazetari i Sky, Peppe Di Stefano, ka thënë se Berlusconi dhe Galliani janë në bisedime për ta blerë klubin nga Serie C, Monza.
#Berlusconi e #Galliani trattano l’acquisto del @SSMonza1912. Trattativa in corso. Tutti i dettagli su @SkySport 24
— Peppe Di Stefano (@PeppeDiSte) September 4, 2018
81-vjeçari Berlusconi ka qenë president i Milanit nga viti 1986 deri në vitin 2017.
Ndërsa gjatë kësaj kohe, 74-vjeçari Galliani ka qenë zëvendës president dhe shef ekzekutiv i Milanit.
Nën kryesimin e dyshes, mes tjerash, Rossonerët i kanë fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve dhe tetë tituj të Serie A. /Telegrafi/