Ivanka Trump ka mbërritur në Gjermani për udhëtimin e saj të parë solo, si një këshilltare zyrtare e babait të saj, vizitë të cilës mediat evropiane janë duke i kushtuar një vëmendje të veçantë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, vajza e madhe e Presidentit Donald Trump do të vizitojë Berlinin në një turne të ngarkuar një ditor, pasi është “e ftuar direkt” nga kancelarja Angela Merkel.
Ivanka ka arritur në “Women’s 20 summit” pasi ajo arriti në ambasadën amerikane në mëngjes, ku më vonë pasdite pritet të vizitojë Memorialin e Hebrenjve të Vrarë të Evropës.
Siç vlerësojnë mediat e huaja, gjermanët janë jashtëzakonisht kurioz për vajzën e Trumpit, duke shtruar pyetjen nëse ajo do të jetë forca e moderuar, siç ajo edhe e portretizon veten të jetë, ose thjesht një “bashkëpunëtore besnike” e babait të saj.
Vizita e vajzës së madhe të presidentit amerikan ishte me ftesë të drejtpërdrejtë të Kancelares Angela Merkel, ka thënë Shtëpia e Bardhë, pasi të dy u takuan në Uashington në prill. /Telegrafi/