Policia gjermane ka bastisur dhjetëra lokacione në Berlin si dhe ka mbyllur xhaminë në të cilën shkonte Anis Amri, sulmuesi që vrau me kamion 12 njerëz në Berlin.
Rreth 450 policë kanë marrë pjesë në operacionin në 24 lokacione, duke përfshirë disa banesa. Zyrat e dy kompanive dhe disa vende tjera.
Autoritetet besojnë se në xhaminë që është mbyllur shpesh e kanë vizituar ekstremistët islamikë si dhe e kanë shfrytëzuar atë për të përgatitur njerëzit për zonat e konfliktit.
Në këtë xhami ka shkuar edhe 24 vjeçari Amri, tuniziani që 19 dhjetorin e vitit të kaluar vodhi kamionin dhe hyri në tregun e Krishtlindjeve dhe vrau 12 njerëz.
Katër ditë më vonë Amri është vrarë nga Policia në Milano të Italisë ku edhe ka ikur pas kryerjes së krimit në Gjermani.