Kuvendi i Shqipërisë ka ndërprerë punimet, për shkak se kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk iu dha fjala nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj.
Sipas Felajt, nuk ishte radha e Berishës për të folur në ato momente.
Në lidhje me këtë, kanë reaguar deputetë demokratë të cilët kanë bllokuar foltoren.
Kjo situatë ka detyruar Felajn që të ndërpresë seancën për 5 minuta për ta rifilluar më pas. /Euronews Albania/