Telegrafi

Berishaj: Shteti ka të drejtë të miratojë ose refuzojë marrëveshjen, nuk duhet të ketë presion

Profesori Martin Berishaj, para anëtarëve të kabinetit qeveritarë ka thënë se sipas të drejtës ndërkombëtare askush nuk guxon t’i bëjë presion një shteti ta ratifikojë ose mos ta ratifikojë një marrëveshje.

Berishaj, duke folur para ekzekutivit ka thënë se shteti e ka të drejtën e plotë ta ratifikojë ose të mos e ratifikojë marrëveshjen.

Duke folur rreth marrëveshje Kosovë-Mali i Zi, Berishaj tha se kur Marrëveshja është dërguar për nënshkrim është hequr një hartë.

“Kur është dërguar marrëveshja për nënshkrim është hequr një hartë, janë 6 fleta dhe janë dërguar vetëm 5 fleta që janë nënshkruar me datë 25 gusht”.

“Parashtrohet pyetja se a ka qenë kjo pika kthesë që është thyer mirëbesimi dhe nëse po është shumë e qartë, mundësia për ratifikim nënkupton edhe mundësinë për refuzim”.