Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ka komentuar takimin e fundit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Ai me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se Vuçiq është i tmerruar në dialog si pjesëmarrjes në gjenocid ndaj kombit tjetër.
“Mund të thuhet se për presidentin e serbomadhisë Vuçiq i tmerruar nga e shkuara e tij si pjesëmarrjes ne gjenocid ndaj kombit tjetër, kërkesa nga kryeministri Kurti për njohjen e gjenocidit ciklik të serbeve ndaj shqiptareve të Kosovës ishte me keq se përmendja e litarit në shtëpinë e të varurit dhe e mbushi ate me tmerr të pa ndjera kurrë më parë në një tryeze bisedimesh dhe bënë takimin e tij të datës 19 korrik në Bruksel me të tmerrshmin e jetës së tij”, shkruan Berisha. /Telegrafi/