Telegrafi

Berisha: Vjosa Osmani mund të qëndrojë në krye të shtetit përderisa shteti është reduktuar në koncept ideologjik dhe personal

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, përmes një postimi në Facebook ka thënë se një vit më parë, gjatë procesit zgjedhor, kishte thënë se “largimi i Vjosa Osmanit jo vetëm që nuk është humbje, por është përparësi për LDK-në”.

Berisha tha se shumë pak persona janë pajtuar me të atëherë.

“Atëherë pakkush është pajtuar me mua, por besoj se çdo mendje racionale që ka përcjellë mbrëmë intervistën e saj, e ka të lehtë të kuptojë natyrën e saj mashtruese, naivitetin e saj politik, cektësinë e trajtimit të temave dhe çka është më e rënda, (po përdor një term të zbutur) josinqeritetin e saj. Një politikane ordinere nuk mund të qëndronte në krye të një lëvizjeje kombëtare që bazohej në idenë e lirisë dhe humanizmit më në krye intelektualin par excellence, dr. Rugovën”, shkruan Berisha.

Tutje, ai shton se, “Ajo, mund të qëndrojë në krye të shtetit të Kosovës, përderisa shteti është redukuar në koncept ideologjik dhe personal, dhe në këtë frymë është duke e dëmtuar përditë përbrenda dhe në arenën ndërkombëtare”. /Telegrafi/