Site icon Telegrafi

Berisha viziton Shkodrën: Kjo fatkeqësi natyrore nuk është dora e Zotit, por dora e robit hajdut

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë në një komunikim oër gazetarët nga Shkodra është shprehur se përmbytjet nuk kanë ardhur nga zoti por nga dora e njeriut ndërsa i është referuar qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku duke thënë se ka pasur keqmenaxhim të kaskadës të diktuar nga vjedhja qeveritare.

“Kjo fatkeqësi natyrore sigurisht nuk është e rrallë, por krejt e veçantë kësaj here, është gjithçka jo dora e Zotit, por dora e robit hajdut”, tha Berisha.

“Pse e them këtë?! Jua shpjegoj… E them unë këtë, sepse kjo u krijua kryekëput nga keqadministrimi i kaskadës absolutisht të diktuar nga vjedhja qeveritare. Çfarë ka ndodhur?! Gjatë këtyre ditëve, që ta dinë qytetarët mbarë, Edi Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë energji me 226 megavatin në bursë! Në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 milionë euro mund të prodhohej pa asnjë lloj kufizimi, pasoje, në kaskadën e Drinit”, shtoi Berisha.

Më tej ai shprehet se Edi Rama fajin e gjen tek mediat dhe opozita dhe opozita për katastrofën që krijoi vetë. /Telegrafi/

Exit mobile version